Janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës play in, të dyja në Konferencën e Perëndimit. Ekipi i Lejkërs fitoi 110-106 ndaj Nju Orlins jashtë fushe, duke u kualifikuar në fazën play off.

Miqtë përsëritën rezultatin e pak ditë më parë, ku sërish patën fituar. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku të dyja skuadrat dueluan për fitore. Të gjithë titullarët e Lejkërs realizuan mbi 13 pikë, ku u dallua LeBron Xhejms me 23 pikë, Rasëll me 21 e Dejvis me 20 pikë. Në çerekfinale, Lejkërs do të luajnë ndaj kampionëve në fuqi të Denverit.

Në ndeshjen tjetër, Sakramento mundi 118-94 Golden Stejt, duke eliminuar këta të fundit. Sfidë e komanduar nga Kings, ku u dallua Kigan Mërrej me 32 pikë, ndërsa 22 piëkt e Kërrit mbetën për statistikë. Sakramento dhe Nju Orlians do të luajnë ndeshje shtesë për të përcaktuar ekipin e tetë çerekfinalist në Perëndim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb