Biznesmeni i njohur Muhamed Maloështë ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare. Ai humbi jetën sot ndërsa ishte i shtruar në spital.
Ish-kampioni i mundjes thuhet se vuante nga një sëmundje e rëndë. Malo njihet dhe si pronari i televizionit “Telesport”. Ai ishte një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e lojërave të fatit ndërsa ngriti të parën kompani bastesh në Shqipëri
Homazhet në nder të tij do të mbahen të martën në ambientet e televizionit publik shqiptar.
Kush ishte Muhamet Malo?
Muhamet Malo lindi në 13 Maj të vitit 1957 në Tiranë. Ai e kaloi fëmijërinë dhe vendlindje ku mbaroi shkollën fillore. Më pas ai u diplomua në Universitetin e Ekonomisë Josif Pashko. Pasi mbaroi shkollën ai kreu një seri trajnimesh dhe kursesh në fushë e menaxhimit të biznesit.
Muhamet Malo ka qenë një nga sportistët më të shquar të mundjes në Shqipëri. Nga 1971 deri në 1977 ai zhvilloi karrierën e tij tek “Studenti”. Në 1977 ai kaloi tek sportklub Partizani për dy vjet deri në 1979. Dhe nga 1979 e deri ne vitin 1990 sërish militoi tek Studenti si mundës.
Malo ka një background të gjërë punë në fusha të ndryshme. Ai ka qenë President i Federatës Shqiptare të Mundjes nga viti 1992 deri në vitin 1996. Që nga viti 2005, Malo ka mbajtur postin e Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Mundjes. Në vitin 2008 ai u emërua si President Nderi i Federatës Shqiptare të Mundjes. Muhamet Malo ka qenë president i dy kompanive Top Start dhe i televizionit Telesport.
Njihet dhe si humanist me kontribut ne ndihme te artit dhe sportit shqiptar,te kujtojme “Ethet e se premtes mbrema” ,por dhe lobist i sportit shqiptar ne bote.Kohet e fundit eshte nderuar dhe me titullin Honoris Causas.
Për të gjitha kontributet që ka dhënë në sport është nderuar me Mirënjohjen nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si dhe nga shoqata e të verbërve, jetimëve, nga shkolla “Bajram Curri”, jetimëve, por dhe nga xhudo.
