FIER– Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare aktori Arqile Lici, i njohur për rolet e tij në Teatrin e Fierit, si dhe në filmin shqiptar, si në komedinë “Shoku Niqifor”, dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin “Pesha e kohës”, apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”.
Mes viteve 2004-2006 Arqile Lici ka drejtuar Shtëpinë Qendrore të Ushtarakëve. Ai është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Argjendtë, me motivacionin: “Për arritje në interpretimin me mjeshtëri artistike të roleve të realizuara në teatër dhe kinematografi”.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb