FRANCE

Një grup militantësh të grupit feminist ‘Femen’ i kanë dhënë jetë sot një manifestimi në oborrin e Palais Royal të Parisit, për të denoncuar 60 vrasjet e femrave, të vrara që nga fillimi i vitit dhe ‘indiferencës qeveritare’.

Gjatë manifestimit ishin rreth 60 femra, të cilat teksa kanë mbërritur në vendin e protestës janë zhveshur duke zbuluar gjoksin për rreth 10 minuta, në kolonat e famshme të Buren, në fillim të heshtura më pas me grushte nga qielli duke bërtitur ‘Për fermat e vrara, qeveria indiferente’, ‘Asnjë më shumë’ dhe ‘Ndal vrasjes së femrave’.

Militantet më pas janë larguar, gjithmonë duke bërtitur sloganin e tyre, përpara muzeut të Luvrit, në mes të turistëve dhe kalimtarëve të Parisit. Në gjoks, Femen kishin shkruar me të zezë emrat e femrave të vrara në Francë nga 1 janari: ‘Gaelle e goditur me grushte 6 muaj shtatzënë’, ‘Josette e vrare nga një plumb’, ‘Chantal e dhunuar për vdekje’, ‘Celine e hedhur brutalisht nga dritarja me fëmijën e saj 3 muajsh’.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb