Në emisionin Autokton të autores Anila Ahmataj u trajtuan ngjarjet mbi  veprimtarinë dhe vrasjet e Isa Boletinit dhe Shaban Polluzhës

Prej vitit 2015 brenda oborrit të kullës gjendet varri ku prehen eshtrat e Isa Boletinit, që për banoret e Mitrovicës janë garanci e ruajtjes së tërësisë territoriale të këtij qyteti.

Memoria dhe opinion i banorëve të Mitrovicës po edhe institucioneve vlen të theksohet se ende ka një lloj stepje për ta bërtitur forte historinë dhe bëmat e Isa Boletinit apo edhe heronjëve të tjerë të atij territori. Pas bisedave të shumta me shumë qytetar të Mitrovicës por edhe me drejtues ndër vite të institucioneve kulturore vumë re se figura e Isa Boletinit është një udhëheqës shpirtëror dhe jetësor që shërben si motiv por edhe si shembull ndër breza.

Mitrovica është një nga qytetet e dyta më të mëdha të Kosovës. Ndryshe është edhe qyteti i përplasjeve të mëdha apo qyteti i Isa Boletinit, të cilin Beogradi vazhdimisht ka pasur dëshirë për ta gllabëruar në territorin e tij. Qyteti sot është i ndarë në Mitrovicë të Veriut dhe Jugut.

Në veri që administrimi bëhet nga serbët, ndodhet madhështore kulla e Isa Boletinit. Një ambient sa historik aq edhe antik, ku brenda atij teritori flenë dhe janë dokumentuar ngjarje të mëdha me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare.

Udhëtimi për në Mitrovicë ishte një nga më të bukurit edhe pse hasëm vështirësi për të përdorur kamerat apo dronin, për të sjellë në qendër të vemendjes territorin dhe bukuritë natyrore të qytetit, por që sigurisht nuk mund të rrinim pa shkëputur momente nga bashkëbisedimet me bashkëkombasit tane që na mirëpritën me shumë dashuri.

Nën drejtimin e disa miqve dhe qytetar të Mitrovicës u nisëm për në kullën e Isa Boletinit, në shtëpinë e fundit të Isës por edhe në vendin e tij autokton pasi aty ai lindi, jetoi dhe luftoi deri në fund të jetës së tij. Brenda kullës mikpritja dhe bashkëbisedimi na njohu me objekte dhe vepra të cilat ruhen jashtë dhe brenda asaj kulle ku shërbejnë për njohjen dhe pasqyrimin e historisë së vendit.

Eshtë mahnitëse ambienti dhe natyra që edhe pse dimër dhe ftohtë, të ofronte një pamje përrallore. Melodia dhe tingujt e çiftelisë ishin urimi dhe mikpritja për mirëseardhjen tone, që ishte tablo e qartë e traditës në atë trevë.

Jeta dhe familja e Isa Boletinit është shkruar e publikuar në shumë vepra të historianëve të medhenj, por madhështia e tij qëndron brenda zemrës dhe shpirtit të çdo qytetari dhe qënie njerëzore që jeton në ato territore. Pasardhës të figurave te medha historike, por njëkohësisht edhe bashkëluftëtar të Isës, kishin mbërritur brenda kullës për të treguar ne dhe publikut se dashuria dhe mardhënia mes tyre si pasardhës është po aq e fortë dhe e bashkuar, si ata dikur. Një figure tjetër me gjurmë të mëdha në veprimtarinë luftarake të Isa Boletinit eshte edhe Shaban Polluzha që  nipi i tij ruan me fanatizëm si studiues i historisë çdo artifakt që lidhet me veprimtarinë luftarake të tij..

Mbi të gjitha pas shumë dokumentarëve televiziv mbi figurën dhe veprën patëriotike të Isa Boletinit, vlen të theksohet se sa më shpesh shkon tek ky vend çdo radhë zbulon dhe motivohesh nga patëriotizmi i atyre burrave të mëdhenj që atdheun e deshën më shumë se familjen dhe se jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb