Prezantuesja e spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, Marina Vjollca ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjecare si pasojë e një ataku kardiak.
Përmes një postimi në Instagram, Marina Vjollca thotë se ndarja nga jeta e kompozitorit i ka lënë një boshllëk të madh asaj dhe stafit të “C’est la vie”, ku Aleksandër Lalo ishte pjesë e jurisë. Spektakli mbrëmjen e sotme ishte me regjistrim dhe është ndërprerë pas lajmit për vdekjen e kompozitorit.
Statusi i Marina Vjollcës:
“Miq te dashur, me hidhërim te thelle mësuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”.
Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne për njeriun e papërsëritshëm te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.
(d.d/BalkanWeb)