Më 29 prill, ish-kryeministri dhe ish-deputeti i ndjerë Bashkim Fino bën një muaj që u nda nga jeta për shkak të COVID-19, teksa ishte një nga kandidatët e PS në Fier, ku u rendit i katërti.

Por megjithëse i ndjerë, Fino ka marrë 31 vota në këtë qark, deri më tani kur janë numëruar 124 nga 580 Qendra Votimi në procesin e numërimit të votave për kandidatët.

Numrin më të madh të votave deri tani në Fier e ka Lindita Buxheli, 1747, e cila është kryetare e PS-së në Lushnjë. Më pas vjen Erion Braçe me 1411 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është i treti deri tani me 1387 vota, megjithëse është numëruar vetëm 1/5 e kutive.

Fier 1
Fier 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: