SHBA

Chadwick Boseman, njeriu që jetësoi rolin e “Black Panther”, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 43-vjecare.

Aktori ka luftuar me kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2016 dhe vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles me familjen dhe gruan .Lajmin e hidhur e dha bashkëshortja në profilin e tij në Twitter.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë, ai luftoi për të gjithë këto vite dhe nuk hoqi dorë asnjëherë nga puna dhe solli në ekranet tuaja filmat që ju aq shumë i doni”- shkruhej në postim.

“Nga ‘Marshall’ te ‘Da 5 Bloods’, ‘August Wilson’s Ma Rainey’s Black Bottom’ dhe disa të tjerë, të gjithë u xhiruan gjatë dhe midis operacioneve të panumërta dhe kimioterapisë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: