Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, përkthyesi i veprave të Shekspirit, Bodlerit dhe shkrimtarëve të tjerë të letërsisë angleze dhe ruse.

“Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” njofton me dhimbje  se u nda nga jeta mësuesi, poeti, përkthyesi brilant, kritiku Aleko Ballauri, një nga anëtarët e parë të Klubit tonë. Me këtë rast kryesia, edhe në emër të miqve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ballauri. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb