Partizani do të presë të shtunën në orën 18:00 Dinamon në ndeshjen e vlefshme për raundin e 32-të të Superiore. Klubi i kuq ka nxjerrë çmimet e biletave për këtë derbi që do të luhet në “Arenën e Demave”.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – FC DINAMO CITY
E SHTUNË 20 PRILL  18:00
“ARENA E DEMAVE”
Ju njoftojmë se për takimin ndaj Dinamo City çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “ARENA E DEMAVE” do të jenë:
Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë
Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë
Biletat në Tribunën përballë:
E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë
Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë
Biletat mund ti siguroni nga dita e mërkurë online https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Si dhe pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë️ 10:00 – 18:00.
Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë  stadiumit “Arena e Demave”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb