Me një bursë nga kryeministri Fan Noli, Lasgush Poradeci e gjen veten në Grac të Austrisë si student. Vitet e shkollimit mbeten të pashlyeshme te njeriu e poeti.

Pas kthimit e syrgjynit në një atdhe që u mbyll ai rimerr nga koha e Austrisë tema e ndikime. Sipas studiuesit Sokol Çunga ndikimi budist gjendet te poezia “Kamadeva”, që nuk është leksion mbi religjionin por ndërsa merr motivet budiste mbi ndriçimin, ndryshe prej tij, kërkon lumturinë tokësore jo atë hyjnore. Vetë titulli, “Kamadeva” e merr emrin nga perëndia i dashruisë erotike, dëshirs e kënaqësisë.

“Kamadeva” është mbase një nga punët e tij më të rëndësishme. Nga të gjitha herët që lexoja e rilexoja Lasgushin, më kishte mbetur një element që nuk e kisha sqaruar vetë. Përmendet elementi i brahmanizmit, hinduizmit, apo budizmit te Lasgushi, por mbetet në një nivel të përgjithshëm përshkrimor e shumë shkurtimisht.

Ndërsa vetë Lasgushi citohet të ketë thënë se në ndërsa shkruante këtë poezi ka pasur ndërmend Komedinë hyjnore, një takim i mbajtur në “Berk” u ndal edhe te marrëdhënia e Lasgushit me traditën.

Lasgushi i mbledh këto materiale duke e pasur të qartë që është e nevojshme të kalohet nga një traditë orale, gojore drejt asaj të shkruarës dhe e shpreh shumë bukur te ky pasazh: tradita, ky potencial kolosal i brumosjes së nacionit, ka një kusht, të jetë e shkrojtur. Se fjala e shkrojtur e shumëfishon veprimin. Ajo e shkrojtur bëhet pushtetshme dhe divine.

Lasgushi ishte poet, shkrimtar e përkthyes i lindur në Pogradec dhe një prej emrave më ndikues në poezinë shqipe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb