TIRANE- Një 63-vjeçare nga Tirana është vënë nën hetim, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një supermarket.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet L.Z., kishte hyrë në një market në rrugën “Pandi Dardha”, ndërsa u kap nga përgjegjësi i turnit. Materialet për të i kaluan prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen L.Z., vjeçe 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 26.04.2018, në rrugën “Pandi Dardha”, tek një market, u kap duke vjedhur disa produkte ushqimore, nga përgjegjësi i turnit në market, K.M., vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: