Një lajm i mirë për të gjitha Kombëtaret që do marrin pjesë në Botërorin e Katarit, ka ardhur këtë pasdite. Sipas vendimit më të fundit të FIFA-s, numri i lojtarëve të thirrur nga Përfaqësueset është rritur nga 23 në 26. Shkak është bërë impenjimi i tepërt i futbollistëve gjatë vitit futbollistik, teksa jo vetëm që u panë në fushë gjatë gjithë edicionit, por iu desh edhe të japin kontributin e tyre në Nations League, në qershor.

 

Jo vetëm ky ndryshim. Lista e zëvendësuesve do kalojë nga 35 në 55 lojtarë. Botërori i Katarit do të marrë jetë me 21 nëntor dhe do përfundojë me 18 dhjetor.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: