Ish- ministri dhe ish- deputeti demokrat Genc Pollo në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka treguar se çfarë duhet të jetë prioritare për vitin 2020. Ai ka thënë se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk e zgjidh problemin kryesor që është vjedhja e votave dhe mungesa e besimit tek qytetarët.

Pollo shprehet se për të zgjidhur këtë problem duhet një qeveri kujdestare si në Maqedoninë e Veriut 3-4 muaj para zgjedhjeve. Kjo në fakt është një kërkesa e vazhdueshme edhe e Opozitës së Bashkuar, por sipas Pollos këtë gjë nuk e do Rama me qeverinë e tij.

“Viti 2019 ishte një vit i keq për të gjithë shqiptarët. Shpresoj që kjo gjëndje të ndryshojë dhe kjo s’mund të ndodhë me një ndryshim politik. Nëse opozita kërkon një ndryshim në letër të Reformës Zgjedhore atëhere trendi nuk mund të ndryshohet. Maqedonia e Veriut fqinje na jep një model të ekzekutivit që zgjedhjet të kenë besueshmëri.

Demokracitë europiane kanë sistem mazhoritar, proporcional të ndërmjetëm por kjo nuk i mohon asnjërës emrin demokraci. Këtu janë rrethanat dhe tradita politike që i përcakton.

Sistemet kanë secili pluset dhe minuset e tyre. Kemi ndryshuar disa në Shqipëri dhe ato kanë pasur problemet dhe të mirat. Kosova ka sistem të mirë por nuk janë të lumtur. Italia do e ndryshojë dhe përsëri do e rindryshojë. Këto janë debate që bëhen në demokraci. Nuk kemi luksin ne këtu të bëjmë këtë debat. Janë perdhe tymi për të fshehur vjedhjen e votës dhe cënimin e të drejtës së qytetarëve.

Është çështja ndryshimi i sistemit zgjedhore prioritar? Ndoshta, por jo prioritare. Ka një sërë propozimesh. Financimi i partive 100% do të thotë që oligarkët të kenë ndikimet në shesh por a do e pengojë kjo partinë X, që mos marrë lekë nga grupi i drogës së Elbasanit apo ndonjë grup tjetër? Një Reformë Zgjedhore ka disa elementë pozitivë por nuk e zgjidh problemin kryesore. Maqedonia e Veriut pati një krizë si tonën, por ata ranë në një marrëveshje të përbashkët dhe 3-4 muaj para zgjedhjeve futën qeverinë tranzitore. Ky është modeli që ngjall besimin tek qytetarët edhe pse nuk mund t’i pëlqejë Edi Ramës apo qeverisë aktuale.

Qytetarët duan një votë që ju vlen dhe t’i kthehet besimi. Të ketë një paletë kandidatësh që qytetarët duan ta votojnë dhe ta zgjedhin. Reforma Zgjedhore nga njëra anë tenton ta zgjidhë, nga ana tjetër është defiçitare. Rama po e përdor edhe tërmetin, edhe Presidencën e OSBE dhe këto janë fasada që mbulojnë problemin kryesor.”- tha Pollo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb