Kolesteroli ka një funksion shumë të rëndësishëm në trupin tonë, është thelbësor për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit. Në trupin tonë kolesteroli ka dy emërtime: kolesteroli i mirë(HDL) dhe kolesteroli i keq (LDL).

Kolesteroli i lartë (i keq) është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sulmin në zemër, sepse, nëse është i tepërt, kolesteroli LDL tenton të depozitohet në muret e arterieve, duke shkaktuar trashje dhe ngurtësim progresiv ose aterosklerozë.

I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, dr.Sejdin Meço, kardiolog, shpjegon në cilën moshë duhet të nisë ekzaminimi i lipidogramës tek meshkujt dhe femrat: ai sugjeron moshën 40 për burrat dhe 45 për gratë.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: