E ka rrëfyer vetë në një postim në faqen e Instagramit “Mënyra si u takuam”, që përmbledh dëshmitë e shumë çifteve që kanë vendosur të ndajnë me përdoruesit në internet, origjinën e dashurisë së tyre. Për Matt dhe Laura, gjithçka nisi në kopësht.

“Mes kujtimeve të mia të para kur isha 3 vjeç, është edhe momenti kur u ngrita në këmbë para klasës duke thënë se një ditë do të martohesha me të”, thuhet në tekst. “Që fëmijë, Laura më mësoi shumë gjëra, si të vizatoja, të bëja punime, të haja shkopinjtë e bukës me djathë. Luanim kukafshehti, vraponim në fushë dhe rrinim zgjuar gjatë kohës së pushimit. Isha i dashuruar me Laurën që fëmijë dhe jam ende sot”.

Matt-Laura

Në shkollë fillore të dy u detyruan që të largohen. Kontakti i vetëm ishte në Kartolinat e Krishtlindjeve. SHihnin njëri-tjetrin tek rritej përmes atyre fotografive, por nuk u takuan asnjëherë deri në shkollë të mesme, kur falë një miku të përbashkët, u takuan sërish. Pas dy javësh vendosën të lidheshin dhe vazhduan të fejuar edhe në universitet, pavarësisht distancës.

“Në 25 maj 2015 i premtuam njëri-tjetrit që të jemi bashkë përgjithmonë”, përfundon. “Respektova betimin që bëra që i vogël dhe e bëra Laurën gruan time. Dhe propozimin ia bëra atje ku nisi gjithçka: në dhomën e kopshtit tonë”. /Bota.al/

Matt-Laura 9

Matt-Laura 8

Matt-Laura 7

Matt-Laura 6

Matt-Laura 5

Matt-Laura 4

Matt-Laura 3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: