“Rusia do të kufizojë vizat për vendet të cilat i konsideron jomiqësore”, ka bërë me dije ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme ai ka theksuar se ‘nuk ka izolim për Rusinë’ dhe se vendi ka një numër të madh aleatësh, ndërsa nuk la pa përmendur se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës janë ndër më të mira.

Kujtojmë se Rusia ka përfshirë në listën e vendeve jo miqësore edhe Shqipërinë, listë e cila përfshin vendet e BE-së.

Sipas mediave të huaja, lista përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, shtetet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezinë, Zelandën e Re, Singaporin dhe Tajvanin (i konsideruar si një territor i Kinës, por udhëhequr nga administrata e tij që nga viti 1949).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb