Ndonëse shifrat vijojnë të rriten, edhe pse në mënyrë të qëndrueshme, 3 pacientë të tjerë me COVID-19 janë shëruar brenda 24 orëve të fundit. Në përditësimin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë u bë e ditur se në total numri i të shëruarve ka shkuar në total 251. Në një dalje për mediave, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli pohoi se në të dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Aktualisht në shërbimin Infektiv janë 39 të shtruar, ku 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, ku 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital, ndersa numri ne total me COVID ka shkuar ne 494. Tashmë harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb