Aktivisti Gjergji Bojaxhi, tha në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, se problemi real në Shqipëri është zhbërja e meritokracisë.

Ai tha se aktualisht në vend, fiton në një garë ai person që më shumë njohje. Po ashtu, Bojaxhi tha se vendi ka ndryshuar sa i përket infrastrukturës, por padrejtësia në garë dhe në jetë sipas tij kanë shtyrë shqiptarët të largohen nga vendi.

“Në 2019-ën ku kandiduam me “Sfidën” thamë që një parti politike nëse nuk ka një anëtarë një votë, nuk mund të financohet nga paratë publike. Gjëra të tilla që u përmendën duhen filluar dhe propozuar, sepse kemi nevojë t’i kufizojmë partitë politike. Sado të gjejmë zgjidhje teknike prapë do të shkojmë tek vota e qytetarëve. Në Shqipëri nëse marrim rrugët tona, janë bërë më të bukura seç kanë qenë. Problemi qëndron se ti në garën në jetë, e merr me drejtë me konkurrencë siç e merrje dikur, në këtë aspekt nuk janë përmirësuar. Ti duhet ta ndjesh që ka të drejtësi reale, kur nuk e ke këtë normalisht që vendi do të shihet i zi. Nëse do të fitosh diçka, e fiton sepse ke dy miq më shumë dhe ia fiton garën tjetrit. Në këtë këndvështrim nuk është çështja që po e bëjmë të zezë sepse po e duam të zezë. Ne po themi që në një vend që njeriu e ndjen që në qelizë ka padrejtësi në garë dhe në jetë, e bën atë të largohet. Shumica e moshatarëve të fëmijëve të mi janë larguar. Kemi investuar shpirtërisht e financiarisht në këtë vend. Më e zezë se kaq nuk kemi ç’të bëjmë. Rrugët janë më të mira, policia ka uniforma më të mira, por kjo nuk më bën mua që të dua më shumë vendin”, tha Bojaxhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb