Sot në orën 18:30 do të luhet derbi i prapambetur i shtyrë më 4 mars për shkak të ndarjes nga jeta të mbrojtësit dhe kapitenit të Fiorentinës Davide Astorit. Gjithsesi edhe këtë herë një lajm i keq ka tronditur ambientin kuqezi, ndonëse jo aq i rëndë sa mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes.

Ish mesfushori i kuqezinjve, në periudhën 1984-1987, Ray Wilkins është ndarë nga jetë, në moshën 61-vjeçare. Anglezi ishte shtruar me urgjencë në spital, në orët e para të së shtunës, por nuk ia doli t’i mbijetojë një sulmi në zemër.

Klubi i Milanit është solidarizuar menjëherë me familjarët e Wilkins, teksa ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. Wilkins ka punuar edhe si asistent i Ancelottit në stolin e Chelsea-t.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb