Milani ende nuk e ka mësuar përfundimisht nëse do të marrë pjesë direkt në grupet e “Europa League” apo do ta nisë nga fazat paraeliminatore të këtij kompeticioni.

Gjithçka do të varet nga ndeshja e fundit e kampionatit, por ndërkoë një çështje tjetër ka marrë më shumë vëmendje në shtëpinë e “djallit”. Kjo pasi drejtuesit kuqezi i kanë sytë nga Nion, ku në javën e ardhshme pritet përgjigja e UEFA-s në lidhje me “fair play” financiar.

Kuqezinjtë presin një dënim dhe sipas “Gazetta dello Sport” gjithçka do të zgjidhet me një gjobë prej 15 deri në 20 milionë euro.

Pronari i klubit Yonghong Li do t’i kërkojë “Fininvest”, ish-pronarët e klubit, një pjesë të këtyre parave në bazë të marrëveshjes së bërë në ditën që u zyrtarizua shitja e AC Milan për rreth 700 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: