Pak vetë e njohin Enki Bracaj brenda vendit, por ndërkohë në Britani, figura e saj po bën jehonë. Kuptohet për atë cfarë bën Enki në ekran. Prezantuesja e Zjarr TV është e famshme në Shqipëri, pasi ekspozon dekoltenë gjatë leximit të lajmeve.

Së fundmi u bë e famshme edhe në rajon, pasi lexoi një kronikë për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Tashmë është një nga portalet më të mëdha ne lajmeve në botë, Daily Mail, që shkruan për 21-vjeçaren shqiptare.

Gazetari Julian Robinson thekson se studentja e fitoi vendin e punës pasi tregoi gjoksin gjatë provës televizive.

“Shefat e televizionit u impresionuan kaq shumë, sa ia dhanë vendin e punës,” shkruan Robinson, por pa e ditur se ky televizon lokal këtë format ka, të ekspozojë gjoksin e spikereve gjatë kohës që ato japin lajmet. Bracaj, e cila ka studiuar marrëdhënie me publikun në një universitet në Shqipëri, thotë se thjesht ka gjetur një mënyrë për të ecur përpara në industrinë konkurruese.

“Nuk është e lehtë të hysh në botën e televizionit,” thotë ajo.
Televizioni thotë se kjo paraqitje është pak e çuditshme, por nuk i dëmton ata.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb