UEFA nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj Larne dhe Crvena Zvezdës pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e javës së kaluar në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ku në tribunat e stadiumit u shfaq një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Pavarësisht reagimeve që shkaktoi shfaqja e flamurit, shtëpia evropiane e futbollit nuk ka njoftuar për hapjen e ndonjë procedure disiplinore dhe as nuk ka përfshirë rastin në vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor.Kjo nuk është hera e parë që në stadiume shfaqen mesazhe të tillë politike dhe aspak të përshtatshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: