TIRANË

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin , Johanes Hahn. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Soreca me anë të një shënimi në “Twitter”.

Ai thotë se gjatë takimit ka informuar Hahn mbi zhvillimet e fundit politike, ndërsa shton se në funksion të vendimit të tetorit ku pritet që BE të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave, Shqipërisë i duhet të përqendrohet tek reformat e thella.

I lumtur të informoja eurokomisionerin Johanes Hahn për zhvillimet e fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të Tetorit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave për pranimin në BE është thelbësor përqendrimi në procesin e reformave”-thuhet në reagimin e Soreca.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb