Nënkryetari i PR Blendi Sulaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se parlamenti shqiptar sot është ilegjitim.

Sulaj deklaroi se parlamenti nuk përfaqëson shqiptarët, kurse ka shtuar se Edi Rama po bën gjithçka kundër popullit.

Parlamenti është i shqiptarëve dhe unë mendoj se ai parlament nuk përfaqëson popullin. Sot parlamenti nuk është legjitim, por ka maxhorancë kriminale dhe një opozitë të kurdisur, patericë. Edi Rama po shfrytëzon varfërinë e shqiptarëve për t’i shtypur, për t’i varfëruar. Edi Rama po bën gjithçka kundër shqiptarëve. Kanë humbur qytetarët shqiptarë, ka fituar krimi”, deklaroi Sulaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb