Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha se do të anulohen provimet e klasave të pesta dhe të nënta dhe do të zhvillohen vetëm provimet e maturës të klasave të 12-ta.

Siç bëri të ditur ministrja, në një komunikim për media, provimet e maturës do të zhvillohen nga data 8 qershor deri më 18 qershor.

Ndërkohë, Shahini iu bëri thirrje të gjithë prindërve, që duan të përsërisin vitin shkollor të fëmijëve, për shkak se shkollat janë mbyllur nga koronavirusi dhe mësimi po zhvillohet online që prej muajit mars, se mund ta përsërisin vitin, por duhet të njoftojnë më parë.

“Shtatori do të nisë me përsëritjen e temave të këtyre muajve, para se të fillojë vitin e ri shkollor. Nëse ata prindër duan të përsërisin vitin shkollor për fëmijët, kanë të drejtë ta bëjnë, por duhet të na njoftojnë më parë.
Shkollat hapen tri javë për maturantët, provimet e maturës do të zhvillohen në datat 8-18 qershor. Provimet e klasave të 5-ta dhe të 9-ta anulohen”, tha ministrja Shahini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb