Presidenti rus Vladimir Putin, ka deklaruar hyrja e Ukrainës në NATO, e justifikon plotësisht luftën në Ukrainë.

Nga ana e tij presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka ritheksuar edhe njëherë se nëse Ukraina do të ishte anëtare në NATO atëherë nuk do të kishte luftë në vend.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës , nuk do të kishte pasur asnjë konflikt”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë më herët presidenti ukrainas paralajmëroi se Kievit po i mbaron durime për negociata me Rusinë, duke iu referuar edhe mizorive të kryera nga forcat ruse në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb