Me nisjen e javës së re do të fillojë që këtë hënën edhe Kuvendi. Në një seancë parlamentare që fillon tradicionalisht në orën 10:00 do të hapet me një interpelancë të kërkuar nga disa deputetë e Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Po ashtu në rend dite janë dhe ndryshimet në ligjin për Partitë Politike, pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit që rregullojnë financimin e partive duke shtuar atë nga shteti dhe duke vendosur kufizime për paratë nga bizneset dhe individët.

Pjesa tjetër i kushtohet vetëm buxhetit të vitit 2021 që fillimisht është miratuar parimisht në parlament, por tani e ka radhën shqyrtimi nen për nen, në tërësi dhe miratimi përfundimtar.

  • foto galeri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb