Gjatë protestës së 60-të kundër qeverisë, Aktivisti Mirjan Aliaj i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga detyra, duke paralajmëruar se, sipas tij, nga nesër do të nisë “numërimi mbrapsht”.
Ai tha se ajo që i bën krenarë protestuesit nuk është numri i ditëve të protestës, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kryeministrit.
“U bënë dy muaj që protestojmë. Ajo që na bën krenarë nuk janë ditët, por vendosmëria për të larguar Ramën. Jemi këtu për një kërkesë të qartë: dorëheqjen e tij”, u shpreh ai.
Më tej, protestuesi paralajmëroi se kryeministri duhet të largohet para muajit shtator.
“U bënë dy muaj që postojmë. Ajo që na bën krenar nuk janë ditët, por vendosmëria për të larguar Ramën. I kujtojmë për ca jemi këtu, dorëheqje! Nesër do të nisë numërimi mbrapsht për Edi Ramën. Nëse nuk e ka kuptuar, i themi që të largohet pa ardhur shtatori, se po erdhi shtatori largimi i tij do të jetë siç ai nuk e imagjinon. I themi të largohet në mënyrë paqësore, para se të vijë shtatori. Nesër me shumë!”, tha ai.
