Shteti i New Jork-ut raportoi sot 777 vdekje të reja, vetëm pak më pak se një ditë më parë, duke arritur një total mbi 7 800, sipas “The Guardian”.

Pavarësisht numrit ende të lartë të vdekjeve, guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo tha se shtrimet në spital po ngadalësohen dhe numri i personave në kujdes intensiv ka rënë.

“Në mënyrë intelektuale e kuptoj pse po ndodh, por kjo nuk e bën më pak të lehtë pranimin”, tha ai duke iu referuar vdekjeve.

Në ShBA, numri i vdekjeve u rrit në 16 700, me afro gjysmën e tyre në shtetin e Nju Jorkut

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb