Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, i intervistuar nga portali VTrend, ka folur për hapat e tij të parë në botën e futbollit dhe për emocionet pas golit të parë me fanellën e zikaltërve, në atë ndeshje ndaj Genoas.

“Unë jam rritur në Buti dhe atje kam gjuajtur topin për herë të parë. Si fëmijë kam qenë gjithmonë në rrugë duke luajtur me topin, të gjithë në Buti më njihnin për këtë. Unë kam një marrëdhënie të  mirë me familjen time.

Emocioni i golit të parë në San Siro? Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve, duke parë dashurinë e djemve në fushë dhe atyre në pankinë që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte vërtet një emocion i papërshkrueshëm. Për gati dy vjet në Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të shkonte në portë, nuk kuptoja më asgjë: ishte vërtet e papërshkrueshme” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: