Botërori 2026 do të jetë edicioni më i madh në historinë e Kupës së Botës. Për herë të parë, turneu do të zhvillohet në tre vende pritëse, SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa do të marrin pjesë 48 kombëtare, 16 më shumë se në Katar 2022.
Kur dhe ku zhvillohet Botërori 2026? Kupa e Botës 2026 do të luhet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ky do të jetë edicioni i 23-të i turneut më prestigjioz të futbollit. Turneu do të organizohet në 16 qytete të Amerikës së Veriut, të shpërndara në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Është hera e parë në histori që një Botëror organizohet nga tre shtete. Herën e fundit që Amerika e Veriut priti Kupën e Botës ishte në vitin 1994, kur Brazili triumfoi ndaj Italisë pas penalltive.
Stadiumet dhe qytetet pritëse të Botërorit 2026 SHBA
Arlington, Texas – Dallas Stadium (94 mijë vende) East Rutherford, New Jersey – Ner York, New Jersey Stadium (82.500) Atlanta, Georgia – Atlanta Stadium (75 mijë) Kansas City, Missouri – Kansas City Stadium (73 mijë) Houston, Texas – Houston Stadium (72 mijë) Santa Clara, California – San Francisco Bay Area Stadium (71 mijë) Inglewood, California – Los Angeles Stadium (70 mijë) Philadelphia, Pennsylvania – Philadelphia Stadium (69 mijë) Seattle, Washington – Seattle Stadium (69 mijë) Foxborough, Massachusetts – Boston Stadium (65 mijë) Miami Gardens, Florida – Miami Stadium (65 mijë)
KANADA Toronto Stadium – Toronto (45 mijë) BC Place – Vancouver (54 mijë)
MEKSIKË Estadio Azteca – Mexico City (83 mijë) Estadio Monterrey – Guadalupe (53.500) Estadio Guadalajara –Zapopan (48 mijë) Sa është fondi i çmimeve në Botërorin 2026?
SHPËRBLIMET FIFA konfirmoi fondin e çmimeve në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s në Doha më 17 dhjetor. Shuma totale është 50% më e lartë krahasuar me Botërorin 2022 në Katar.
Fituesi: 50 milionë dollarë
Finalisti: 33 milionë dollarë
Vendi i tretë: 29 milionë dollarë
Vendi i katërt: 27 milionë dollarë
Vendet 5-8: 19 milionë dollarë
Vendet 9-16: 15 milionë dollarë
Vendet 17-32: 11 milionë dollarë
Vendet 33-48: 9 milionë dollarë
Çdo kombëtare do të marrë gjithashtu 1.5 milion dollarë për kostot e përgatitjeve, çka do të thotë se çdo ekip garanton të paktën 10.5 milionë dollarë. Formati i ri i Botërorit 2026 Me zgjerimin në 48 skuadra, tifozët do të shohin plot 104 ndeshje – 40 më shumë se në Katar 2022. Faza me eliminim direkt do të nisë nga raundi i 1/32-ve
. Formati klasik me 32 skuadra dhe tetë grupe është zëvendësuar me 12 grupe nga katër ekipe. Dy skuadrat e para të çdo grupi, plus tetë ekipet më të mira të vendeve të treta, do të kualifikohen në fazën e 1/32-ve. Grupet dhe ndeshjet e Botërorit 2026 (Orari europian GMT+1)
GRUPI A 11 Qershor 21:00 – Meksikë vs Afrika e Jugut 12 Qershor 04:00 – Koreja e Jugut vs Çekia 18 Qershor 18:00 – Çekia vs Afrika e Jugut 19 Qershor 03:00 – Meksikë vs Koreja e Jugut 25 Qershor 03:00 – Çekia vs Meksika 03:00 – Afrika e Jugut vs Koreja e Jugut
GRUPI B 12 Qershor 21:00 – Kanada vs Bosnja 13 Qershor 21:00 – Katari vs Zvicra 18 Qershor 21:00 – Zvicra vs Bosnja 00:00 – Kanada vs Katari 24 Qershor 21:00 – Bosnja vs Katari 21:00 – Zvicra vs Kanada
GRUPI C 14 Qershor 00:00 – Brazili vs Maroku 03:00 – Haiti vs Skocia 20 Qershor 00:00 – Skocia vs Maroku 02:30 – Brazili vs Haiti 25 Qershor 00:00 – Maroku vs Haiti 00:00 – Skocia vs Brazili
GRUPI D 13 Qershor 03:00 – SHBAvsParaguaji 14 Qershor 06:00 – Australia vs Turqia 19 Qershor 21:00 – SHBA vs Australia 20 Qershor 05:00 – Turqia vs Paraguaji 26 Qershor 04:00 – Paraguaji vs Australia 04:00 – Turqia vs SHBA
GRUPI E 14 Qershor 19:00 – Gjermania vs Kuraçao 15 Qershor 01:00 – Bregu i Fildishtë vs Ekuadori 20 Qershor 22:00 – Gjermania vs Bregu i Fildishtë 21 Qershor 02:00 – Ekuadori vs Kuraçao 25 Qershor 22:00 – Kuraçao vs Bregu i Fildishtë 22:00 – Ekuadori vs Gjermania GRUPI F 14 Qershor 22:00 – Holanda vs Japonia 15 Qershor 04:00 – Suedia vs Tunizia 20 Qershor 19:00 – Holanda vs Suedia 21 Qershor 06:00 – Tunizia vs Japonia 26 Qershor 01:00 – Japonia vs Suedia 01:00 – Tunizia vs Holanda
GRUPI G 15 Qershor 21:00 – Belgjika vs Egjipti 16 Qershor 03:00 – Irani vs Zelanda e Re 21 Qershor 21:00 – Belgjika vs Irani 22 Qershor 03:00 – Zelanda e Re vs Egjipti 27 Qershor 05:00 – Egjipti vs Irani 05:00 – Zelanda e Re vs Belgjika GRUPI H 15 Qershor 18:00 – Spanja vs Kepi i Gjelbërt 00:00 – Arabia Saudite vs Uruguai 21 Qershor 18:00 – Spanja vs Arabia Saudite 00:00 – Uruguai vs Kepi i Gjelbërt 27 Qershor 02:00 – Kepi i Gjelbërt vs Arabia Saudite 02:00 – Uruguai vs Spanja GRUPI I 16 Qershor 21:00 – Franca vs Senegali 00:00 – Iraku vs Norvegjia 22 Qershor 23:00 – Franca vs Iraku 23 Qershor 02:00 – Norvegjia vs Senegali 26 Qershor 21:00 – Norvegjia vs Franca 21:00 – Senegali vs Iraku GRUPI J 17 Qershor 03:00 – Argjentina vs Algjeria 06:00 – Austria vs Jordania 22 Qershor 19:00 – Argjentina vs Austria 23 Qershor 05:00 – Jordania vs Algjeria 28 Qershor 04:00 – Algjeria vs Austria 04:00 – Jordania vs Argjentina
GRUPI K 17 Qershor 19:00 – Portugalia vs RD Kongo 18 Qershor 04:00 – Uzbekistani vs Kolumbia 23 Qershor 19:00 – Portugalia vs Uzbekistani 24 Qershor 04:00 – Kolumbia vs RD Kongo 28 Qershor 01:30 – Kolumbia vs Portugalia 01:30 – RD Kongo vs Uzbekistani
GRUPI L 17 Qershor 22:00 – Anglia vs Kroacia 18 Qershor 01:00 – Gana vs Panamaja 23 Qershor 22:00 – Anglia vs Gana 24 Qershor 01:00 – Panamaja vs Kroacia 27 Qershor 23:00 – Kroacia vs Gana 23:00 – Panamaja vs Anglia Topi zyrtar i Botërorit 2026 – “Trionda” Topi zyrtar i turneut është prodhuar nga Adidas dhe quhet “Trionda”, që në spanjisht do të thotë “tre valë”. Ai përmban ngjyrat e kuqe, jeshile dhe blu, si homazh për tre vendet organizatore: Kanada, Meksikë dhe SHBA. Sipas Adidas, teknologjia e integruar në top do të ndihmojë VAR-in me transmetimin e të dhënave në kohë reale, ndërsa inteligjenca artificiale do të përdoret për vendimmarrje më të sakta.
Kalendari i fazave finale të Botërorit 2026
Faza e grupeve: 11–27 qershor
Raundi i 1/32-ve: 28 qershor – 3 korrik
Raundi i 1/16-ve: 4–7 korrik
Çerekfinalet: 9–11 korrik
Gjysmëfinalet: 14–15 korrik
Ndeshja për vendin e tretë: 18 korrik
Finalja: 19 korrik
Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Meksiko Siti, ndërsa finalja e madhe do të luhet në Nju Jork Nju Xhersi Stadium, stadiumi ku luajnë ekipet e NFL-së, Nju Jork Giants dhe Nju Jork Jets.

