Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia dramatike e 52 vjeçares, e cila rrëfeu dhunën dhe rrëmbimin e pasurisë së saj nga ana e bashkëshortit.

52-vjeçarja tregoi se ka pasur dy martesa, për të cilat tha se nuk kanë qenë zgjedhjet e duhura.

“Kam pasur dy martesa, por mesa duket nuk kam bërë zgjedhjet e duhura, por edhe kur më kanë dhunuar unë dhunohesha e përqafoja për të mos transmetuar tek fëmija im dhunën. Unë u njoha me të parin dhe u martova dhe solla në jetë një fëmijë që sot është 10 vjeç. Por ai vinte nga një familje pa prindër ishte rritur jetim. Mirëpo edhe pse ai ishte jetim ishte shumë herë më i sjellshëm sesa bashkëshorti i dytë. Bashkëshorti i dytë më ka telefonuar nga burgu ku ai kryente një dënim, edhe kur më telefonoi e pyeta se ku e gjeti numrin tim të telefonit, por ai çdo ditë më ka thënë gënjeshtra. Por kur unë erdha në Shqipëri i kërkova ta takoja, por pash se ai nuk vinte dhe aty e kuptova se ai po më telefononte nga burgu. Unë isha divorcuar nga burri i parë sepse më dhunonte dhe luante bixhoz duke më kërkuar para, gjatë gjithë kohës. Ne u divorcuam dhe fëmijën e kam rritur vet. Pasi në 2015 unë u njoha me të dytin, ai mu prezantua beqar i pa fëmijë dhe ndërkohë ai më doli i martuar me 3 fëmijë, edhe se ky kishte edhe marrëdhënie me ish gruan dhe familjarët e saj. Ai më kërkonte lekë vazhdimisht sepse po vuante një dënim për një aksident me pasojë vdekjen e një 66 vjeçari. E kam ndihmuar me lekë, edhe kur e takova nga afër u emocionova dhe më pëlqeu edhe pse po vuante në burg një dënim. Por unë kur mora vesh që ishte i martuar dhe me fëmijë më ra bomba, kërkova numrin e telefonit dhe tentova që ta merrja në telefon ajo mu përgjigj mua duke më gënjyer se nuk kishte më marrëdhënie prej 6 vitesh. Por kjo nuk është e vërtetë sepse ata më kishin gënjyer dhe takoheshin dhe menaxhonin biznesin me paratë e mia. Unë u dashurova me këtë  njeri edhe  mu errën sytë. Biznesin e kanë hapur me lekë të miat, ai biznes ishte ndërtuar me të ardhurat e mia. Ai ka mbajtur marrëdhënie me ish gruan dhe flinte dhe jetonte me të. Ne ishim celebruar  dhe ajo jetonte me këtë , dilnin hanin flinin dhe bashkëpunonin në gjithçka. Ajo ishte dhe kishte të drejtë  të mos divorcohej nëse e donte, ajo më hyri në hak mua sepse unë bëra martesë të rregullt. Ai më ka marrë shumë para, shuma që ka dal është 28 mijë euro plus kamat vonesat. Por ai bashkë me gruan mi kanë marr këto para dhe i kanë shfrytëzuar. Ai më ka mashtruar në gjithçka duke përfituar nga celebrimi jonë. Prindërit e tij  më kanë vlerësuar madje vjehrri im më bënte komplimente pa fund.  Por ata më përdorën të gjithë si familje kryesisht ky dhe ish bashkëshortja. Jemi martuar në 11 janar dhe kjo martesë zgjati vetëm 1 vit. Ai i mori edhe fëmijët kundër meje, edhe e kam mbështetur  që ti merrte në Itali , por kur e mori djalin e madh një incident në market ku djali vodhi çokollata. Por edhe vjehrri erdhi në Itali dhe mbeti pa lekë, mirëpo ai merrte të ardhura nga mua dhe ikte pa falënderuar. Vjehrri në fillim  u soll mirë, ndërsa pak kohë më pas ai është treguar maskara, ai ka tentuar të më përdhunojë  pasi kur po shkonim në një zyrë për dokumentet. Ai më poshtëroi me këtë veprim që bëri, madje më kërkoi të shkonim në kodër të kryenim marrëdhënie. Ka ndodhur edhe dy herë të tjera, ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale.”, rrëfeu 52-vjeçarja.

Nga ana e tij bashkëshorti ka treguar se  gruaja në fjalë e ka ndihmuar, por sipas tij duhet të tregojë versionin e plotë të historisë.

Bashkëshorti: Ajo nuk di gjë se çfarë do të thotë me Zemër të Hapur, por ajo më ka pohuar se ose do të fus në burg ty me familjen. Ajo zonjë vërtetë më ka ndihmuar mua, por ajo nuk më bleu mua në pazar. Unë jam njohur me të në burg, e gjeta një telefon dhe një numër në dhomë të burgut, gjeta një numër italian dhe ngaqë kisha njerëz në Itali i rashë këtij numri dhe më doli kjo zonjë, por mu përgjigj shumë ashpër, pas asaj unë kam marr një telefonat nga zonja e cila më tha se donte të më takonte. Ajo më ka pohuar se me atë numër telefoni kishte folur edhe me ish burrin. Ai telefon u ble në burg, dhe ishte përdorur nga të tjerë edhe këtë numër  e kishte brenda telefoni. Pse nuk thotë ajo zonja se unë ja kam gjetur një telefon fshehurazi. Unë me nēnën e fëmijëve do flas se kam 3 fëmijë me të dhe dua të komunikoj me fëmijët. Ajo zonjë le të sjelli çdo provë, unë i kam thënë të më sjelli faturat t’ja jap. Pronat dhe pasurinë e kemi hapur bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: