Me Champions vetëm 2 hapa larg, Juve ka nisur të projektojë sezonin e ri. Në krye të listës së dëshirave është Bernardo Silva, por portugezi kërkon 8 milionë euro në sezon. Me këtë pagesë, Silva do shndërrohej në lojtarin më të paguar në Torino, duke kaluar në këtë mënyrë edhe Yildiz. Sigurisht, “Zonja e Vjetër” nuk kërkon të ndryshojë balancat brenda dhomave të zhveshjes dhe nuk dëshiron të kalojë tavanin e vendosur. Nëse dështon pista Bernado Silva, atëherë Juve do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Brahim Diaz.
Marokeni ka një kontrata me Real Madrid deri në 2027, por drejtuesit e klubit janë të hapur për oferta gjatë verës, në mënyrë që të mos rrezikojnë ta humbasin falas, ashtu siç do të ndodhë me Alaban gjatë kësaj vere. Si Diaz ashtu edhe Alaba shihen nga Spalletti si përforcime cilësore në kuadër të sezonit të ri.

“TuttoSport” ndalet edhe tek një tjetër detaj në lidhje me objektivat e Juves për sezonin e ri. Në listën e dëshirave është një tjetër madrilen, Gonzalo Garcia. Sulmuesi nuk po gjen hapësirat e duhura në Madrid dhe mund të kërkojë të ndryshojë ambient në fund të këtij sezoni. Juve është gati t’i jap një shans, por më parë duhet kuptuar se çfarë do të vendos Dusan Vlahovic, do të rinovojë kontratën e tij aktuale, apo do të largohet falas nga Torino në fund të këtij sezoni.
