Është çelur në vilën e diktatorit në ish bllok, ekspozita “Fytyrat e diktaturës” që vë në një mur të madh ‘turpi’ përgjegjësit e diktaturës dhe ata që morën vendime kundër qytetarëve të Shqipërisë.

Nga Enver Hoxha te Beqir Balluku, nga Nesti Kerenxhi te Edmond Caja, ekspozita sjell emrat dhe fytyrat e atyre që patën pozicione vendimmarrëse, ose ishin përgjegjës për dënimet, persekutimet, ekzekutimet e qindra qytetarëve.

Në murin e kësaj ekspozite janë vendosur fotografitë e atyre personave, të cilët mbajnë përgjegjësi direkte për vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të individit dhe represionin e ushtruar nga regjimi komunist.

Kategoritë që përfshihen në të janë: Anëtarët e Byrosë Politike, si organi më i lartë ekzekutiv i PPSH-së, Drejtorët e armës së Sigurimit të Shtetit, kryesisht të asaj që më pas njihet si Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit, gjyqtarë, prokurorë, hetues, kryetarë degëve të punëve të brendshme, oficerë sigurimi, komandantë e komisarë burgjesh e kampesh.

Ekspozita u hap në ish-vilën  e diktatorit Hoxha, e cila sot përdoret si shtëpi pritjesh, por dikur ka qenë vendi ku merrnin jetë vendimet kriminale  të regjimit komunist që transmetoheshin më tej në institucionet dhe organet e tjera të represionit dhe përndjekjes.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun e gjerë nga data 21 deri më 23 shkurt, ora 9:00-19:00 dhe hyrja është e lirë.

Ekspozita u hap në kuadër të “Ditëve të Kujtesës” nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.

4bac59e6 108e 4b30 B70c 7d556b619381

4

3

2

1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb