Nga një gol për secilën pjesë. Dinamo bën detyrën ndaj Erzenit, duke e mundur me shifrat 2-0. Denisson realizoi i pari në të 20-tën minutë, ndërsa Kaçorri dyfishoi shifrat.

Ekipi i Dritan Mehmetit ngjitet sërish në “Final Four”, teksa renditet në vendin e katërt.  Në krahun tjetër, vështirësohet në maksimum mbijetesa për shijakasit, vetëm vendi i parafundit. Takimi i sotëm, ishte i vlefshëm për javën e 31-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: