Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, ishte i ftuari special i ditës së sotme, në emisionin “EUROMANIA” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”.

Në rrëfimin e tij, Ylli, preku disa tema të ndryshme, ky më pikantet ishin Lojërat Olimpike, mardhënia me kryeministrin Rama, si dhe çështja e kompanive të basteve. Presidenti i KOKSH, nuk nguroi të fliste as për EURO 2020, duke u shprehur:

URA LIDHËSE MES POLITIKËS DHE SPORTIT- Një nga arsyet pse Rama më bindi të isha pjesë e politikës, ishte vetë sporti. Unë ta them pa modesti, që një biznesmen që i ka gjërat në vijë, nuk ka pse hyn te politika. Fjalët e tij ishin: Kemi qenë të dy sportista, del nëpër shumë banaqe televizive dhe nuk ta var njeri. Hajde në krahun tim, futu pjesë e politikës, që projektet e tua të sportit të marrin rrugën e duhur. Jam nxitësi kryes që Shqipëria u bë me disa stadiume qendra olimpike, palestra. Isha kryetar i reformave të sporteve në PS.

LOJËRAT OLIMPIKE- Fat është që një president e do sportin. Edhe në parlament kam folur vetëm për sportin. Ky ka qenë qëllimi im që jam angazhuar. Gjithmonë kam dashur, që të flisja, të sensibilizoja qeverinë, që sportin ta shikonin si vlerë kombëtares, si cilësi jete. Më kujtohen fjalët e Obanës, që mblodhi një grup sportitësh dhe iu tha që ju jeni e ardhmja e sportit. Ngriti një buxhet special për sportin.

PREMTIMI- Unë nuk doja të kandidoja për president të KOKSH, nuk doja të bëhesha pis. Pjesa më e madhe e federatave më thanë që duhet të vish që këtë situatë ta ndryshojmë. Kam ndenjur 3 muaj rresht në zyrën e ministres, për të diskutuar që buxhetet e sportit duheshin rritur. Sportit iu dyfishua buxheti. Ministrja Kushi, u bind, na dha një buxhet aq sa kërkuam.

MARRËDHËNIET ME RAMËN- E takoja shumë shpesh, gjatë debateve me futbollin. Ccdo ditë ne flisnim. Ai ka biseduar me mua dhe ka thënë që këtë radhë do e ndajmë sportin më vete. Sporti nuk ka pse të kërkojë vetëm buxhete nga buxheti i shtetit. Duhet të bëjmë ca ligje të mira për sportin. Duhet të bëjmë ligjin e sponsorizimit.

Ligjet e buxhetit të shtetit bëhen në shtator. Nuk mund të ulemi dhe të flasim me qeverinë me presion. Me qeverinë duhet të ulemi në tavolinë. Duhet të bëjmë ligje të mira për sponsorizimin dhe kompanitë e bastëve, që po lulëzojnë më shumë se ç’kanë lulëzuar.

BASTET- Unë e kam ngritur këtë problem. Bënë mirë që u mbyllën, se ishin ngritur si kërpudha. Shteti është rregullator. Duhet të bëjë një planifikim. Në Itali luhen bastet, ishte e drejtë ekskluzive e Komitetit Ekzekutiv, merrte mbi 2 milionë dollarë sporti. Shteti duhet të tregohet i mençur. Duhet të ketë ndonjë interes brenda, që këta e lënë të lulëzojë bastet. Nuk i mbylli Enver Hoxha bastet, dënuan Andrea Markun. Duhet bërë një planifikim, nuk mund të mbyllet me një të rënë të lapsit. Po të na hapin kompanitë e basteve, ne nuk duam asnjë lek nga buxheti. Sot në mes të Tiranës, luhet si në karadak.

EURO 2020- Unë jam tifoz i çmendur i Italisë. Kampionati Europian, nuk është më siç ka qenë, skuadrat nuk kanë si më parë, me diferencat. Faktet kanë treguar, që skuadrat kanë bërë ndërrime të zgjuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb