TIRANE

Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘Balkanweb’ listën e e cështjeve për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale.

Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Një tjetër ngjarje e bujshme, e cila ndiqej te Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Bëhet fjalë për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Ndërkohë dosjet e bujshme si ajo ndaj ish ministrit Saimir Tahiri e Mosii Habilajt, apo e biznesmenti Arër Cekaj, do të gjykohen nga Gjykata e Posacme.

Betimi i prokurorëve të SPAK para Presidenti, më 19 dhjetor do të shënojë edhe pushimin së funksionuari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb