Data 1 korrik shënoi fundin e kontratave të disa prej lojtarëve më të mirë të Europës me klubet respektive, me këtë lojtar që tani gjenden në merkato si lojtarë të lirë gati për të zbuluar aventurën e tyre të radhës.

Media italiane “Sky Sport Italia” ka bërë një studim lidhur me situatën duke nxjerrë në pah një formacion me lojtarët më të mirë pa kontratë për momentin, ku vendin në portë në këtë formacion e zë portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha.

11-shi dominohet nga lojtarët e Serisë A dhe Premier Ligës, ku bien në sy të tjerë emra të mëdhenj si Dybala apo edhe Eriksen të cilët gjenden në të njëjtën situatë më gardianin kuqezi i cili është në pritje për të mësuar aventurën e radhës pas largimit nga Lazio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb