Elbasani ka mbyllur zyrtarisht sezonin 2025-2026 dhe futbollistët kanë nisur pushimet pas një kampionati të gjatë e të lodhshëm.

Verdheblutë e mbyllën edicionin me një fi tore ndaj Vllaznisë, por trepikëshi i fundit nuk mjaftoi për të realizuar ëndrrën e madhe të titullit kampion. Skuadra elbasanase e përfundoi kampionatin në vendin e dytë, duke u shpallur nënkampione. Megjithatë, sezoni mbetet pozitiv për ekipin, që arriti të rivalizojë deri në fund për kreun dhe të konfi rmohet si një nga forcat më të rëndësishme të Superiores.

VËMENDJA TEK RINOVIMET – Tashmë që sezoni ka përfunduar, fokusi i drejtuesve është zhvendosur tërësisht te ndërtimi i skuadrës për edicionin e ardhshëm. Çështja më urgjente lidhet me rinovimet e kontratave, pasi një numër i konsiderueshëm lojtarësh janë në fund të marrëveshjeve të tyre. Pjesa më e madhe e futbollistëve kanë fi rmosur kontrata njëvjeçare dhe klubi duhet të vendosë se cilët do të vazhdojnë të jenë pjesë e projektit. Drejtuesit pritet të zhvillojnë takime me futbollistët dhe përfaqësuesit e tyre për të gjetur gjuhën e përbashkët sa më shpejt. Ruajtja e bërthamës së skuadrës konsiderohet një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës. Elbasani ka krijuar një grup konkurrues gjatë sezonit dhe drejtuesit nuk dëshirojnë të bëjnë ndryshime të mëdha që mund të ndikojnë në ekuilibrat e ekipit.

PRITEN EDHE LARGIME – Krahas rinovimeve, merkatoja e verës pritet të sjellë edhe largime. Disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion gjatë sezonit ose nuk kanë arritur të fitojnë besimin e stafi t teknik mund të mbyllin bashkëpunimin me klubin. Në javët e ardhshme do të bëhet një analizë e detajuar e performancës së secilit lojtar, për të përcaktuar se kush do të vazhdojë dhe kush do të largohet. Kjo është një procedurë normale pas përfundimit të çdo sezoni, veçanërisht kur skuadra synon të rritë nivelin e saj. Nuk përjashtohet mundësia që disa futbollistë të largohen edhe për arsye sportive ose ekonomike, në rast se paraqiten oferta të favorshme për ta. Gjithsesi, prioriteti i klubit mbetet mbajtja e elementëve më të rëndësishëm të grupit.

MERKATOJA NË PLAN TË PARË – Përveç rinovimeve dhe largimeve, drejtuesit po punojnë edhe për afrimet e mundshme. Elbasani synon të përforcojë repartet ku ka nevojë për më shumë alternativë dhe cilësi, me synimin që skuadra të jetë edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm. Fakti që ekipi luftoi deri në fund për titullin kampion ka rritur pritshmëritë e tifozëve, të cilët presin që skuadra të vazhdojë në të njëjtën linjë. Për këtë arsye, merkatoja e verës shihet si një moment vendimtar për të ardhmen e klubit.

OBJEKTIVI MBETET TITULLI – Edhe pse sezoni u mbyll me vendin e dytë, brenda klubit ekziston bindja se Elbasani ka potencialin për të synuar më shumë. Nënkampionët kanë hedhur baza të forta dhe tani sfi da është ruajtja e grupit dhe përmirësimi i tij me elementë cilësorë. Pushimet sapo kanë nisur për futbollistët, por jo për drejtuesit. Vera pritet të jetë e ngarkuar me negociata, vendime dhe lëvizje në merkato, ndërsa qëllimi mbetet i pandryshuar: ndërtimi i një skuadre që sezonin e ardhshëm të luftojë sërish për titullin kampion dhe këtë herë të arrijë ta fitojë atë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb