TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se sot ka ndodhur një ngjarje e madhe historike për vendin dhe për Europën. Berisha tha se gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline (TAP) ka transportuar 10 bcm-të e para në Itali.

Sipas tij, kjo është një arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që ai kryesoi, luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi. “TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte”, tha Berisha.

“Sot jam para jush për të përshëndetur një ngjarje të madhe në historinë e Shqipërisë dhe Europës, gazsjellësi Trans-Adriatik ka transportuar sot 10 bcm-të (bilion cubic meters) e para në Itali. Ky është gazsjellësi i Europës pa gazin rus. Është një arritje e madhe për Europën, arritje në të cilën Shqipëria dhe qeveria që unë kryesova, luajti një rol përcaktues pas Azerbajxhanit dhe presidentit të atij vendi.

TAP-i mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte. Rreth kësaj aksiome u zhvilluar një aktivitet i jashtëzakonshëm intensiv diplomatik disa vjeçar. U bënë përpjekjet më të mëdha për ta sabotuar atë, sepse gjithçka bëhej që korridorin e Jugut ta kapte Rusia. Kundërshti të mëdha në të gjitha vendet që kalonte gazsjellësi, përveç Shqipërisë u shfaqën në rritje. Për të eliminuar gazsjellësin TAP u krijua nga tre vendet fqinje një rrjet real dhe virtual që u quajt, rrjeti i gazit Itali-Turqi-Greqi. Real sepse ekziston në një lidhje të caktuar dhe në të tërësi është me gaz rus. Virtual sepse gazsjellësi i Kaspikut natyrisht kërkonte instalime të tjera shtesë të gazit. Në rast se ITGI do merrte gazin e Kaspikut, aty natyrisht do ishte i përzier me Big Brother, me gazin rus, kështu që mbetej projekti strategjik i Azerbajxhanit, lidhja e tij me Ballkanin”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb