GRAMSH

Policia e Gramshit njofton se kanë gjetur të mbytur në një rezervuar një shtetas 40 vjec.

Personi që u gjet i mbytur është shtetasi V.L, i dyshuar me probleme mendore.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç,  banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb