Një person është goditur nga një automjet e më pas është sulmuar nga tre persona të tjerë të panjohur, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:20 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, personi i sulmuar ka pranuar trajtimin mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb