Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak ditë më parë në një shkollë fillore në Lamia, Greqi, ku disa nxënës kanë tentuar që të helmojnë një bashkëmoshatar me helm miu. Fëmija ka pirë ujë nga shishja e tij, por më pas e ka pështyrë duke thënë se ishte shumë i hidhur.

Një nga mësueset e shkollës që ndodhej pranë nxënësit i kërkoi të voglit të mos pinte më ujë nga shishja, por të shkonte te çezmat e shkollës.

Disa orë më vonë, një fëmijë tjetër nga e njëjta klasë, ndoshta për shkak të pendimit, i rrëfeu nënës së tij se në mesditë në shkollë, së bashku me një shok tjetër të klasës, i hodhën helmin e miut në ujin shokut të klasës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mamasë teksa ka njoftuar familjen e vogëlushit, prindërit e të cilit e kanë dërguar në spitalin e qytetit ku ai qëndron prej tre ditësh. Sipas mediave greke, sasia e helmit që ka arritur në organizmin e të miturit që qenë e vogël dhe fatmirësisht nuk i ka rrezikuar jetën.

Po aq tronditëse ka qenë edhe përgjigjja që kanë dhënë fëmijët e vegjël kur janë pyetur pse kanë hedhur helmin e miut në ujin e shokut të klasës. Përgjigja e tyre ishte: Sepse ne donim ta dëmtonim atë. Shefi i Arsimit Fillor, Efthymios Goumas , tha se tashmë dy fëmijët dhe prindërit po monitorohen nga psikologu.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: