Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri duket se është më shumë produkt trysnie sesa vetëdije.

Vasjari theksoi se anëtarët e GJK mund të ketë influenca të ndryshme politike.

“Nuk mund të mbyllë sytë, përballë faktit se Gjykata Kushtetuese është produkt trysnie, jo vetëdije. Nëse nuk do kishim trysni të ndërkombëtarëve, sot nuk do të kishim anëtarë të rinj të GJK.

Është fat që e kemi më në fund Gjykatën Kushtetuese, por ne më vonë do themi nëse jemi përpara një GJK të pavarur apo do jetë nën varësi politike. Njoh anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë influencë politike”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb