Nicole Scherzinger i dha audiencës së saj një “shije” nga përgatitjet e saj për Çmimet e 24-ta WhatsOnStage.

Ceremonia u zhvillua të dielën më 11 shkurt 2024 në London Palladium dhe e pranishme ishte ish-këngëtarja e ‘Pussycat Dolls’.

Në llogarinë e saj personale në Instagram, Nicole Serzinger ka treguar të gjithë procesin e përgatitjes së saj.

Në veçanti, ajo ka publikuar një video, në të cilën shfaqet fillimisht e pa lyer, ndërsa më pas, grimerja dhe parukierja e “transformojnë”.

Ajo e ka dëshmuar disa herë se nuk ngurron të “rrudhet” para kamera, ndërsa publikon shpesh foto nga përditshmëria e saj, ndonjëherë edhe pa grim. Në videon në fjalë që ka postuar këtë herë, këngëtarja gjithashtu nuk përdor asnjë filtër, duke treguar imazhin e saj real.

Ajo ka komentuar postimit të saj: “Bëhuni gati për Çmimet Whatsonstage me mua!✨”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb