Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar ndaj tensioneve në Veri të Kosovës.

Ajo shprehet se situata aktuale nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog. Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb