Akademia e Shkencave ka mbajtur këtë të premte një mbledhje të asamblesë. Kreu i saj, akademiku Skëndër Gjinushi e quajti sukses reformën dhe falënderoi ata që hoqën dorë nga postet për t’ia lënë institucion procesit reformues, që tani mbërrin në një fazë të dytë.

Qe prej prezantimit te tri projekteve madhore, historisë, enciklopedisë e Fjalorit, te shumta kane qene kritiket qe e kane pare akademinë si një institucion te boshatisur nga grupet e punës, për çka duket se është reflektuar duke sjelle si rrjedhoje, bashkëpunime qe rreken te rikthejnë lavdinë.

Ne relacionin e tij para asamblesë, Gjinushi falënderoi shumëkënd dhe foli për te tjera projekte te mëdha duke përmendur deri edhe hotelet ku do te mbahen aktivitetet. Nga njësia ‘Nanoalb’ te botimet e studimet, ai foli për rehabilitim te institucionit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb