Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur zyrtarisht dita e 22-të e protestës masive qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës. Së fundmi, raportohet se qindra qytetarë të mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej” kanë nisur marshimin e tyre drejt bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga transmetimi live në News24, bëhet fjalë për lëvizjen e qytetarëve që marshojnë përgjatë rrugës, ndërsa në anën tjetër shihet grumbullimi i tyre me flamuj kombëtarë para Kryeministrisë.

Sakaq, numri i pjesëmarrësve po vjen në rritje nga çasti në çast me ardhjen e qytetarëve nga rrethet dhe diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb