TIRANE

Në ditën e nëntë të protestës, studentët e universiteteve publike në vend qëndrojnë stoik përballë kauzës së tyre, plotësimin e 8 kërkesave parashtruar qeverisë.

Pasi qëndruan për disa orë para Kuvendit, studentët u stacionuan tek Kryeministria, në pritje të të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama.

Disa prej tyre janë ulur këmbëkryq poshtë zyrës së kreut të qeverisë, ndërsa shprehen se presin pranimin e kërkesave nga Rama. “Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë.


Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët. Një tjetër student tha se do të qëndrojnë edhe gjatë natës para kryeministrisë, nëse është e nevojshme.


“Studentët janë të vendosur për të qëndruar edhe gjatë orëve në vijim. Nëse është nevoja do të qëndrojmë këtu. Nëse do që t’i sjell një tas makarona, jam i gatshëm t’ja sjell”, tha një tjetër student.


Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BallkanWeb” se studentët kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke marrë  me vete edhe mbeturinat që mund të kenë lënë në vende të caktuara.


Kujtojmë që sot studentët me libra e Kushtetutë në duar,  nisën marshimin nga sheshi Nënë Tereza.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër është treguar i gatshëm t’i plotësojë 8 pikat studentëve, por me kushtin që të ulen në dialog.

Deputetë të PD dhe LSI ishin sot të pranishëm në seancën plenare, duke thyer kështu bojkotin, kanë mbrojtur kauzën e studentëve, ndërsa nuk kursyen sulmet drejtuar qeverisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

8 14

(j.d/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: